Kurti: Albulena Haxhiu nuk është as në pyetje, as në pikëpyetje- përgjigja është votimi i fshehtë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurt ka zgjedhur që sot të flasë paksa në lidhje me situatën e krijuar në vend politike e institucionale. Kurti deklaroi se moskonstiuimi i Kuvendit është pengesë e qëllimshme nga partitë e tjera politike në vend, që ai i quajti opozitare. Kurse sa i përket kandidimit të Albulena Haxhiut për kryetare…

Lajme

26/05/2025 11:30

Kryeministri në detyrë, Albin Kurt ka zgjedhur që sot të flasë paksa në lidhje me situatën e krijuar në vend politike e institucionale.

Kurti deklaroi se moskonstiuimi i Kuvendit është pengesë e qëllimshme nga partitë e tjera politike në vend, që ai i quajti opozitare.

Kurse sa i përket kandidimit të Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, Kurti tha se emri i saj nuk është aspak në diskutim dhe se bllokimi po bëhet nga opozita përmes refuzimit të kuorumit në votimin e fshehtë.

“Albulena Haxhiu nuk është as në pyetje, as në pikëpyetje. E përgjigjja është votimi i fshehtë, për çfarë opozita padrejtësisht dhe me dëm për shtetin e Kosovës po e pamundësoj kuorumin”, tha Kurti.

Duhet përkujtuar faktin se kanë kaluar katër muaj nga zgjedhjet e më tepër se një muaj nga tentimi i parë për të konstituar kuvendin dhe asgjë nuk është arritur.

Në 21 seanca me radhë Vetëvendosje ka dështuar t’i ketë votat për konstistuim.

Si fillim të njëjtit propozuan Albulena Haxhiun për kryekuvendare por dështuan t’i mbledhin votat disa herë. Pas kësaj ndryshoi tentimi për të votuar dhe zgjodhën që të propozojnë formimin e një komisioni për votim të fshehtë- gjë që po dështon po ashtu prej disa herë radhazi.

Partitë si PDK,LDK, AAK dhe Nisma nuk kanë dashur të propozojnë anëtarë për një komision të tillë.

Situata vazhdon të jetë e bllokuar derisa në Kuvend është bërë vetëm betimi i deputetëve.

Nesër pritet që të zhvillohen seanca e 22-të me radhë në përpjekje për të konstituar kuvendin./Lajmi.net/