Osmani folëse në Asamblenë Parlamentare të NATO-s: Me mbështetjen e SHBA-ve po forcojmë themelet e një rajoni më të sigurt
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në aktivitetet e sesionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Osmani në këtë sesion ka folur për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe paqen e sigurinë në Ballkanin Perëndimor, shkruan lajmi.net. ”Reformat tona dhe investimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë po e pozicionojnë Kosovën si partnere mes vendeve…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në aktivitetet e sesionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Osmani në këtë sesion ka folur për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe paqen e sigurinë në Ballkanin Perëndimor, shkruan lajmi.net.
”Reformat tona dhe investimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë po e pozicionojnë Kosovën si partnere mes vendeve që ndajnë të njëjtat vlera të lirisë dhe sigurisë. Me mbështetjen e aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe aleatëve të tjerë, po forcojmë themelet e një rajoni më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe të përkushtuar ndaj vlerave demokratike”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Lajmi.net/