U gjet pa shenja jete në Prishtinë, Policia thotë se viktima është shtetas i huaj
Një person është gjetur sot pa shenja jete në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë. Rastin e ka konfirmar për lajmi.nmet, zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Prishtinë. Ajo ka thënë se viktima është mashkull, shtetas të huaj. “Rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë.…

Lajme
Një person është gjetur sot pa shenja jete në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmar për lajmi.nmet, zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Prishtinë.
Ajo ka thënë se viktima është mashkull, shtetas të huaj.
“Rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë. Vdekjen e viktimës, mashkull, shtetas i huaj, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, ka thënë Ahmeti.
Policia e Kosovës, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur hetimet dhe po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.