Bllokohet rruga ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes në afërsi të vendbanimit të dr.Afrim Veliut

Rruga ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë është bllokuar nga Policia e Kosovës. Kjo pasi po dyshohet për një mjet shpërthyes. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën Dëshmorët e kombit…

Lajme

25/05/2025 16:10

Rruga ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë është bllokuar nga Policia e Kosovës.

Kjo pasi po dyshohet për një mjet shpërthyes. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po ndërmarrin veprimet e nevojshme për të menaxhuar situatën.”, ka njoftuar Ahmeti.

Siç po raportohet, ky mjet shpërthyes është gjetur në afërsi të vendbanimit të dr.Afrim Veliut, që u sulmua ditë më parë.

Veliu kishte deklaruar se ky sulm ishte i papritur për të.

“Nuk i di motivet, për besë. Po më duket e rastësishme më shumë. Mirë jam shumë, super”, kishte thënë Veliu për “Betim për Drejtësi”, një ditë pas sulmit. /lajmi.net/