Moti për javën e ardhshme

Edhe java e ardhshme parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike, me diell, vranësira dhe shi. Mot me diell dhe vranësira të shpërndara do të mbretërojë ditën e hënë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i…

Lajme

25/05/2025 15:56

Edhe java e ardhshme parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike, me diell, vranësira dhe shi.

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara do të mbretërojë ditën e hënë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

Të martën do të mbretërojë mot i vranët dhe me intervale diellore. Vranësirat nëpër disa vende të izoluara mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 8-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi një deri në gjashtë metra për sekondë, raporton KosovaPress.

Mot i vranët dhe me intervale diellore do të mbajë ditën e mërkurë. Vranësirat vende -vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 18-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.

Të enjten pritet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi një deri shtatë metra për sekondë.

Ditën e premte do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 14-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi një deri pesë metra për sekondë, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.