Behrami për Kurtin: Kemi qenë të durueshëm për 20 vite ndaj dhunës politike që e ka udhëhequr ky njeri, Kosova nuk mund ta toleroj më

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami pas dështimit numër të 21-të të konstitumit të Kuvendit ka folur për media. Ai tha se Kurti po e shpërfaqë arrogancën dhe tendencën për të dominuar të tjerët, shkruan lajmi.net “Edhe ne si deputetë, sidomos LVV e deputeti Albin Kurti po shpërfaqë një arrogancë që e ka pasur gjithmonë. Po…

Lajme

25/05/2025 11:50

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami pas dështimit numër të 21-të të konstitumit të Kuvendit ka folur për media.

Ai tha se Kurti po e shpërfaqë arrogancën dhe tendencën për të dominuar të tjerët, shkruan lajmi.net

“Edhe ne si deputetë, sidomos LVV e deputeti Albin Kurti po shpërfaqë një arrogancë që e ka pasur gjithmonë. Po e shpërfaqë një tendencë për të dominuar mbi të tjerët, për të vendosur një diktat mbi të tjerët. Ne në 20 vite kemi qenë shumë të durueshëm ndaj dhunës politike që ky njeri e ka udhëhequr, Kosova nuk mund ta toleroj më. Zgjidhja për ngërç është tek ai. Ai ka me kuptu sa se i rëndësishëm është dialogu, se sa i rëndësishëm është kompromisi.”, tha Behrami./lajmi.net/