Çitaku: Institucionet e Kosovës vazhdojnë të mbesin peng e kryeneçësisë së Albin Kurti, qytetarët s’kanë votuar për bllokadë
Pas dështimit numër 21 për konstituimin e Kuvendit ka folur deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku. Ajo ka kërkuar reflektim nga VV dhe tha se qytetarët nuk kanë votuar për bllokadë, shkruan lajmi.net “Institucionet e Kosovës vazhdojnë të mbesin peng e kryeneçësisë së Albin Kurti. Ju bëjmë thirrje për reflektim. Qytetarët e Kosovës nuk kanë votuar…

Lajme
Pas dështimit numër 21 për konstituimin e Kuvendit ka folur deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku.
Ajo ka kërkuar reflektim nga VV dhe tha se qytetarët nuk kanë votuar për bllokadë, shkruan lajmi.net
“Institucionet e Kosovës vazhdojnë të mbesin peng e kryeneçësisë së Albin Kurti. Ju bëjmë thirrje për reflektim. Qytetarët e Kosovës nuk kanë votuar për bllokadë. Asgjë nuk është duke ndodhur, ju bëjmë apel që të ndryshojnë, që të ecim tutje.”, tha ajo./lajmi.net/