Kryeziu-Hyseni me gjuhë të Kurtit: Na provoni nëse i kemi numrat për qeveri

Deputetja e VV-së, Arbreshë Kryeziu-Hyseni para fillimit të seancës e ka ripërsëritur deklaratën e liderit të partisë së saj, Albin Kurtit, duke kërkuar nga opozita që t’i testojnë nëse i kanë numrat. Ajo tha se konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjithëve, shkruan lajmi.net “Problemin e kanë diku tjetër dhe jo tek Haxhiu. Ne…

Lajme

25/05/2025 11:03

Deputetja e VV-së, Arbreshë Kryeziu-Hyseni para fillimit të seancës e ka ripërsëritur deklaratën e liderit të partisë së saj, Albin Kurtit, duke kërkuar nga opozita që t’i testojnë nëse i kanë numrat.

Ajo tha se konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjithëve, shkruan lajmi.net

“Problemin e kanë diku tjetër dhe jo tek Haxhiu. Ne kemi thënë provoni dhe do të dëshmojmë nëse i kemi votat për qeveri kurse në Kuvend duhet participuar të gjithë e më pas formimi i qeverisë është përgjegjësi e të gjithëve. Kurse këtu duhet llogaritur të gjithë. Pra pasi nuk duan edhe një qeveri tjetër Kurti vazhdojnë të bllokojnë votimin”, tha ajo./lajmi.net/