“Ndryshimi i kandidatit do të ishte një zgjidhje” – Kadriaj kërkon reflektim nga VV para fillimit të seancës

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj është deklaruar para fillimi të seancës për konstituimin e Kuvendit. Kadriaj ka thënë se as sot nuk pret ndonjë ndryshim, shkruan lajmi.net “S’po presim asnjë ndryshim, ndryshimi mundet me ardh prej VV-së, nëse e ndryshojnë kandidatin, nëse e ndryshojnë qasjen. Ndryshimi i kandidatit do të ishte një zgjidhje. Ne kemi…

Lajme

25/05/2025 10:41

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj është deklaruar para fillimi të seancës për konstituimin e Kuvendit.

Kadriaj ka thënë se as sot nuk pret ndonjë ndryshim, shkruan lajmi.net

“S’po presim asnjë ndryshim, ndryshimi mundet me ardh prej VV-së, nëse e ndryshojnë kandidatin, nëse e ndryshojnë qasjen. Ndryshimi i kandidatit do të ishte një zgjidhje. Ne kemi dhënë emrat e kandidatëve që i kishim votuar nga VV, edhe pse s’është obligim i partive tjera me votu kandidatin parlamentar”, tha ajo./lajmi.net/