Arrestohet një person në Merdare, në veturën e tij u gjet një shufër metalike

Një person është arrestuar në vendkalimin kufitar në Merdare. Të njëjtit pas kontrollit në veturën e tij i është gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë…

Lajme

25/05/2025 09:51

Një person është arrestuar në vendkalimin kufitar në Merdare.

Të njëjtit pas kontrollit në veturën e tij i është gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.