Rusia nis sulme ajrore vdekjeprurëse në kryeqytetin ukrainas

Rusia nisi një sulm ajror vdekjeprurës në kryeqytetin ukrainas, Kiev, duke përdorur raketa dhe dronë për natën e dytë radhazi, ndërsa të dyja palët kryen një shkëmbim qindra të burgosurish lufte. Tre persona u vranë në sulmet në rajonin e kryeqytetit ukrainas gjatë natës, tha administrata ushtarake rajonale e Kievit, një ditë pasi zyrtarët raportuan…

Bota

25/05/2025 08:55

Rusia nisi një sulm ajror vdekjeprurës në kryeqytetin ukrainas, Kiev, duke përdorur raketa dhe dronë për natën e dytë radhazi, ndërsa të dyja palët kryen një shkëmbim qindra të burgosurish lufte.

Tre persona u vranë në sulmet në rajonin e kryeqytetit ukrainas gjatë natës, tha administrata ushtarake rajonale e Kievit, një ditë pasi zyrtarët raportuan të paktën trembwdhjetw të vdekur në të gjithë Ukrainën si pasojë e sulmeve ruse, shkruan CNN.

Autoritetet në Kiev thanë se dhjetw persona të tjerë, përfshirë dy fëmijë, u plagosën dhe ndërtesa civile në disa lagje u dëmtuan.

Sirenat e sulmeve ajrore tingëlluan për orë të tëra në kryeqytet dhe banorët u paralajmëruan të qëndronin në strehimore në orët e para të së dielës, ndërsa zyrtarët thanë se dronët sulmues vazhduan të sulmonin mbi kryeqytet.

Kievi ishte nën një tjetër sulm “masiv”, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko në një postim në Telegram.

Sulmi ndaj kryeqytetit vjen derisa presioni ndërkombëtar rritet mbi presidentin rus Vladimir Putin për të pranuar një propozim për armëpushim dhe për t’i dhënë fund luftës së tij më shumë se trevjeçare. Bisedimet e para të drejtpërdrejta në tre vjet midis Kievit dhe Moskës në fillim të këtij muaji përfunduan me një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve , e cila filloi të premten dhe pritet të zgjasë tre ditë, transmeton KosovaPress.

Që nga fillimi i këtij shkëmbimi, sulmet ruse kanë synuar rajone në të gjithë Ukrainën, me “fokusin kryesor” në kryeqytetin Kiev, sipas Forcave Ajrore të Ukrainës.