Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani: Thirrja e Merz për formimin e shpejtë të qeverisë, mesazh i fuqishëm që Kosova të ecë përpara

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skender Xhakaliu tha se thirrja e kancelarit Merz për formimin e shpejtë të qeverisë në Kosovë është një mesazh i fuqishëm që pa stabilitet politik dhe institucione funksionale nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm. Ai shtoi se Gjermania kërkon që Kosova të ecë përpara në rrugën e integrimit evropian.…

Lajme

25/05/2025 08:15

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skender Xhakaliu tha se thirrja e kancelarit Merz për formimin e shpejtë të qeverisë në Kosovë është një mesazh i fuqishëm që pa stabilitet politik dhe institucione funksionale nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm.

Ai shtoi se Gjermania kërkon që Kosova të ecë përpara në rrugën e integrimit evropian.

Duke shtuar se thirrja kancelarit Merz është një kujtesë për të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të veprojnë me përgjegjësi dhe pjekuri.

“Gjermania duke qenë një nga aktoret kryesore në BE, në rajon e Ballkan, kërkon që Kosova të ecë përpara në rrugën e integrimit evropian dhe të krijojë kushte për zhvillim ekonomik dhe social, që janë të domosdoshme për mirëqenien e qytetarëve”.

“Një qeveri e qëndrueshme do të ndikojë në përmirësimin e klimës politike, forcimin e sundimit të ligjit, avancimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë, dhe në fund kjo thirrje e kancelarit Merz është një kujtesë për të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të veprojnë me përgjegjësi dhe pjekuri, duke vënë interesat e vendit dhe të qytetarëve mbi interesat personale dhe partiake. Vetëm kështu mendojmë që Kosova mund të përparojë drejt paqes, stabilitetit dhe prosperitetit afatgjatë”, tha Xhakaliu në “Info Magazinë”, në Klan Kosova.