Egli Tako rikthehet në muzikë, paralajmëron këngën “Jetë”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Egli Tako, ka zbuluar projektin e saj më të ri muzikor përmes një postimi në Instagram. Kësaj here, ajo vjen me një këngë solo me titullin “Jetë”, e cila do të publikohet më 26 maj 2025. Artisja ndau disa pamje të shkurtra nga videoklipi, duke shtuar pritshmëritë dhe emocionet tek fansat…

ShowBiz

24/05/2025 08:37

Këngëtarja e njohur shqiptare, Egli Tako, ka zbuluar projektin e saj më të ri muzikor përmes një postimi në Instagram. Kësaj here, ajo vjen me një këngë solo me titullin “Jetë”, e cila do të publikohet më 26 maj 2025.

Artisja ndau disa pamje të shkurtra nga videoklipi, duke shtuar pritshmëritë dhe emocionet tek fansat e saj, që tashmë kanë shënuar datën në kalendar. Me energjinë dhe stilin e saj unik, Egli pritet të sjellë një tjetër hit në skenën muzikore shqiptare.

Numërimi prapa ka nisur dhe fansat janë gati për surprizën e rradhës nga këngëtarja e dashur.