​Zyrtare, Reali i jep lamtumirën Ancelottit

Real Madridi e bëri zyrtar largimin e Carlo Ancelottit në faqen e tyre të internetit në prag të ndeshjes së tyre të fundit në La Liga. Trajneri italian nuk do t’i udhëheqë “blancos” në Kupën e Botës për Klube. Deklarata e gjatë e klubit renditi trofetë e shumtë të fituar në dy periudhat e tij…

Sport

23/05/2025 12:46

Real Madridi e bëri zyrtar largimin e Carlo Ancelottit në faqen e tyre të internetit në prag të ndeshjes së tyre të fundit në La Liga. Trajneri italian nuk do t’i udhëheqë “blancos” në Kupën e Botës për Klube.

Deklarata e gjatë e klubit renditi trofetë e shumtë të fituar në dy periudhat e tij te Reali dhe presidenti Florentino Perez falënderoi Ancelottin për kontributin e tij të madh në familjen e Madridit. Së fundmi, njoftimi për nderime në “Bernabeu” me rastin e ndeshjes të së shtunës, më 24 maj, me Real Sociedadin. Menjëherë pas njoftimit të klubit madrilen, mbërriti postimi i trajnerit në rrjetet sociale, duke publikuar një video të gjatë të shoqëruar me një mesazh emocional.

Real Madridi ka njoftuar përfundimin e marrëveshjes me Ancelottin, i cili ndihmoi në zgjerimin e kabinetit prestigjioz të trofeve të klubit duke fituar: 3 Liga të Kampionëve, 3 Kupa të Botës për Klube, 3 Superkupa Evropiane, 2 La Liga, 2 Kupa të Mbretit dhe 2 Superkupa Spanjolle për një total prej 15 titujsh.

Florentino Perez i dërgoi një mesazh trajnerit: “Carlo Ancelotti do të jetë gjithmonë pjesë e familjes së madhe të Madridit. Ndihemi krenarë që kemi mundur të punojmë me një trajner që na ka ndihmuar të arrijmë kaq shumë dhe që ka përfaqësuar vlerat e klubit tonë në një mënyrë shembullore.”

Ndeshja e fundit me trajnerin nga Reggiolo në stol do të jetë kundër Real Sociedad në Bernabeu, ku atij do t’i bëhen nderime nga klubi, lojtarët dhe tifozët e Real Madridit.

Mesazhi i lamtumirës i Carlo Ancelottit mbërriti gjithashtu pak më vonë, duke u shfaqur në mediat sociale për t’i thënë lamtumirë asaj që kishte qenë shtëpia e tij për 6 sezone. Trajneri e nisi postimin e tij kështu:

“Sot ndahemi përsëri. Sot mbaj në zemër çdo moment që kam përjetuar gjatë kësaj periudhe të dytë të mrekullueshme si trajner i Real Madridit. Kanë qenë vite të paharrueshme, një udhëtim i jashtëzakonshëm, plot emocione, tituj dhe mbi të gjitha krenari për të përfaqësuar këtë Klub. Tani fillon një aventurë e re, por lidhja ime me Real Madridin është e përjetshme. Shihemi së shpejti, Hala Madrid Y Nada Mas”, ka shkruar Ancelotti.