“900 familje po i leni pa bukën e gojës” – Punëtorët e “Pastrimit” bllokojnë një pjesë të rrugës, në kamionë u vendosen gjoba
Sot po zhvillohet dita e dytë e grevës së punëtorëve të ndërmarrjes “Pastrimi” para komunës së Prishtinës. Sot punëtorët me kamionët e tyre kanë bllokuar një pjesë të rrugës para objektit të komunës, shkruan lajmi.net “900 familje po i leni pa bukën e gojës”, “Paratë e rrogave dhe naftës, duam të punojmë”, “Po i kërkojmë…

Lajme
Sot po zhvillohet dita e dytë e grevës së punëtorëve të ndërmarrjes “Pastrimi” para komunës së Prishtinës.
Sot punëtorët me kamionët e tyre kanë bllokuar një pjesë të rrugës para objektit të komunës, shkruan lajmi.net
“900 familje po i leni pa bukën e gojës”, “Paratë e rrogave dhe naftës, duam të punojmë”, “Po i kërkojmë paratë e rrogave tona, ne mbajmë familje”, “Na jepni paratë për bërllogun që kemi hequr” ishin disa prej pankartave që punëtoret kishin vendosur në kamionë.
Derisa ata po vazhdojnë grevë, Policia e Kosovës veçse u ka shpërndarë gjoba për bllokimin e njërës pjesë të rrugës tek “Qafa” në Prishtinë.
Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” janë duke grevuar nga dje, derisa protesta kanë mbajtur edhe më herët.
Sipas këtyre të fundit, Komuna e Prishtinës ua ka borxh 2.7 milionë euro, nuk kanë paga të mira, s’kanë as derivate për kamionë e as kushtet bazë të punës./Lajmi.net/