Duda Balje e konfirmon: Ma ofruan pozitën e profesoreshës në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun

Deputetja nga radhët e komuniteve jo-shumicë, Duda Balje ka konfirmuar raportimet se ka pasur thirrje nga persona të Maqedonisë së Veriut për ta bindur atë që ta votoj Albulena Haxhiun për kryeparlamentare. Balje para fillimit të seancës tha se ka pasur 2-3 tentime, duke i përmendu edhe mundësinë për t’u bërë profesoreshë në Maqedoni të…

Lajme

23/05/2025 11:12

Deputetja nga radhët e komuniteve jo-shumicë, Duda Balje ka konfirmuar raportimet se ka pasur thirrje nga persona të Maqedonisë së Veriut për ta bindur atë që ta votoj Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.

Balje para fillimit të seancës tha se ka pasur 2-3 tentime, duke i përmendu edhe mundësinë për t’u bërë profesoreshë në Maqedoni të Veriut, shkruan lajmi.net.

“Kam pasur disa thirrje, prej personave që nuk janë pjesë direkte të politikës, por janë të shoqërisë. Kam kandiduar para disa viteve për rolin e profesoreshës në Maqedoni të Veriut, sepse e kam shtetësinë e Maqedonisë. Kjo ka qenë para disa viteve edhe më nuk kam aplikuar. Tash më kanë thirrur përsëri për të folur për këtë pozitë të punës. Nuk kanë thënë në mënyrë direkte për ta votuar Albulenën, por po. Ka qenë një mjeke e Kosovës. Kam refuzuar sepse unë nuk i njoh këta persona dhe për mua ka qenë e papranueshme mënyra se si kanë ofruar. Ka pasur 2-3 thirrje.”, tha Balje.

(Nëse ju e votoni Albulena Haxhiun apo…?) – e pyetën gazetarët.

“Po, nuk ka qenë direktë por…Është një shoqe, një mjeke e Kosovës. Disa herë jemi taku rastësisht.Përgjigja ime ka qenë jo, kam refuzu sepse unë nuk i njoh këta persona dhe vërtet ka qenë e papranueshme.Ka pasë dy tri thirrje”, tha ajo./Lajmi.net/