Vasfije Krasniqi diagnostikohet me tumor

Aktivistja dhe e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman ka njoftuar se është diagnostikuar me tumor. Ajo tregoi se së fundmi është diagnostikuar me një tumor në një pjesë të zorrëve dhe se të hënën iu nënshtrua një operacioni për ta hequr atë pjesë. Qëndrimi në spital, sipas saj ishte…

Lajme

23/05/2025 08:32

Aktivistja dhe e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman ka njoftuar se është diagnostikuar me tumor.

Ajo tregoi se së fundmi është diagnostikuar me një tumor në një pjesë të zorrëve dhe se të hënën iu nënshtrua një operacioni për ta hequr atë pjesë.

Qëndrimi në spital, sipas saj ishte më i gjatë dhe më i vështirë se sa kishte parashikuar.

“Jam e lehtësuar që po shërohem në shtëpi tani”,  shkruan Krasniqi Goodman, duke shtuar se raporti i patologjisë ka konfirmuar që tumori ishte beninj”.

Ajo falënderoi të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në këto momente të ndjeshme.

“Mesazhet, telefonatat dhe vizitat e tua të mira kishin shumë vlerë për mua gjatë kësaj kohe”,  është shprehur ajo./Lajmi.net/