“Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” – Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e këtyre personave

Policia e Kosovës përmes një postimi ka publikuar fotografi të dy personave që është duke i kërkuar. Bëhet fjalë për një rast, tek një parking në rrugën ‘C’, shkruan lajmi.net Të dyshuarit janë shpallur në kërkim për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. Policia ka ftuar të gjithë qytetarët që kanë informacione për të…

Lajme

22/05/2025 23:39

Policia e Kosovës përmes një postimi ka publikuar fotografi të dy personave që është duke i kërkuar.

Bëhet fjalë për një rast, tek një parking në rrugën ‘C’, shkruan lajmi.net

Të dyshuarit janë shpallur në kërkim për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. Policia ka ftuar të gjithë qytetarët që kanë informacione për të kërkuarit që të bashkëpunojnë.

Njoftimi i plotë:

Persona të shpallur në kërkim
Prishtinë, 22 maj 2025 – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë – Stacioni policor Jugu, mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, publikon fotografinë e personave të dyshuar të shpallur në kërkim, lidhur me veprën penale;
“Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, nga neni 321, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Rasti ka ndodhur në një parking në rrugën “C” në Prishtinë, dhe për hetimin e tij Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dhe lokalizuar personat e dyshuar.
Ftojmë të gjithë ata që kanë informacion të mundshëm – përmes njohjes së tipareve fizike apo vendndodhjes së tyre – të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të këtij rasti.
Për informata na kontaktoni direkt në:
📱 App: Lajmëro Policinë
📞 Tel: 192
🌐 Facebook: Kosovo Police
Besimi dhe bashkëpunimi me qytetarët mbetet kyç në ndërtimin e një mjedisi të sigurt dhe pa krim./lajmi.net/