​FFK del me njoftim të rëndësishëm para finales Prishtina-Llapi

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar qytetarët që kanë siguruar bileta për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës, e cila zhvillohet sonte në orën 20:00, ndërmjet FC Prishtina dhe KF Llapi, që të kenë parasysh disa udhëzime të rëndësishme për qasje dhe pjesëmarrje të sigurt në stadium. Këto janë udhëzimet: Hapja e dyerve: nga…

Sport

22/05/2025 13:30

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar qytetarët që kanë siguruar bileta për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës, e cila zhvillohet sonte në orën 20:00, ndërmjet FC Prishtina dhe KF Llapi, që të kenë parasysh disa udhëzime të rëndësishme për qasje dhe pjesëmarrje të sigurt në stadium.

Këto janë udhëzimet:

Hapja e dyerve: nga ora 18:00

Të gjitha hyrjet e stadiumit do të jenë në dispozicion

Për të garantuar sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve, në të gjitha hyrjet do të kryhen kontrolle standarde nga stafi i sigurimit. Kjo bëhet për të shmangur futjen e gjësendeve të ndaluara apo të rrezikshme brenda stadiumit.

Gjësende të ndaluara në stadium janë:

Mjete piroteknike; Fishekzjarrë, Flakadanë (flares), Tymuese, Bombola me gaz.

Pijet alkoolike dhe substancat narkotike

Armë dhe mjete të rrezikshme; Thika, shkopinj, armë zjarri

Objekte të forta që mund të përdoren si armë.

Çadra të mëdha (ombrella të forta), karrige portative, çanta të mëdha ose valixhe, objekte që pengojnë pamjen ose sjellin rrezik.

Banderola me përmbajtje ofenduese, raciste apo politike; Flamuj me përmasa të mëdha ose me simbole të ndaluara; Dronë ose pajisje ajrore; Pajisje për regjistrim profesional (pa leje); Kamera profesionale; Pajisje transmetimi pa autorizim; Instrumente zhurmuese; Boritë (tifozësh), megafonë; Tromba, daulle (pa leje speciale nga organizatorët)

Ushqime dhe pije të sjella nga jashtë, veçanërisht nëse janë në shishe qelqi ose kanaçe metali.

Laser pointer, pasi përdorimi i tyre mund të ndikojë tek lojtarët dhe gjyqtarët.

Kafshë – Përjashtuar qentë udhëzues për personat me nevoja të veçanta.