Ushtarët armenë të KFOR-it stërviten me helikopter në Prishtinë, me qëllim dislokimin ajror të trupave

Ushtarët armenë të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO kanë zhvilluar një trajnim me helikopter në selinë e KFOR-it në Kampin “Film City” në Prishtinë. Qëllimi i aktivitetit ishte përmirësimi i procedurave të hipjes dhe zbritjes nga helikopteri, për të rritur kapacitetet e dislokimit ajror të trupave. “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij,…

Lajme

22/05/2025 13:22

Ushtarët armenë të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO kanë zhvilluar një trajnim me helikopter në selinë e KFOR-it në Kampin “Film City” në Prishtinë.

Qëllimi i aktivitetit ishte përmirësimi i procedurave të hipjes dhe zbritjes nga helikopteri, për të rritur kapacitetet e dislokimit ajror të trupave.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, shkruhet në postimin e KFOR-it në Facebook.