Ibishi për Asociacionin: E shoh shumë të rrezikshëm – Vuçiqi ndryshe e ka të projektuar

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi ka folur në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq atë e ka të projektuar ndryshe, sepse sipas tij, mendon që ai vjen me autorizime ekzekutive. Për këtë arsye, Ibishi tha se Asociacionin e sheh si të rrezikshëm, pra në projektin që…

Lajme

22/05/2025 11:00

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi ka folur në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq atë e ka të projektuar ndryshe, sepse sipas tij, mendon që ai vjen me autorizime ekzekutive.

Për këtë arsye, Ibishi tha se Asociacionin e sheh si të rrezikshëm, pra në projektin që ai mendohet.

“Vuçiqi ndryshe e ka të projektuar, ai mendon se bashkësia e komunave do të vije me autorizime ekzekutive, çka nuk vjen, mirëpo fatkeqësia është se akoma s’e kemi ofruar një projekt autokton, çdoherë e kemi pritur a do ta bëjë Bashkimi Evropian apo dikush tjetër, akoma jemi në ngecje. Asociacionin e shoh shumë të rrezikshëm në projektin çfarë mendohet, ngase Serbia në çdo formë, qoftë edhe joformale, në kuptimin e dhënies së autorizimeve, ajo do të tentojë gjithmonë ta shkëpusë atë pjesë të territorin, për të cilin ajo përcakton bashkësia e komunave”, u shpreh ai në Klan Kosova.