Policia kontrollon një lokal në Podujevë, hasen disa persona duke luajtur bixhoz e sekuestrohen para
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje (e mërkurë), pak minuta para mesnate kanë kontrolluar një lokal ku kanë hasur disa persona duke luajtur bixhoz. Të dyshuarit janë dërguar në stacion policor ndërsa si provë janë sekuestruar para te gatshme, shkruan lajmi.net. Rasti është proceduar në procedurë të rregullt. “Podujevë 21.05.2025, 23:49. Është raportuar se…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje (e mërkurë), pak minuta para mesnate kanë kontrolluar një lokal ku kanë hasur disa persona duke luajtur bixhoz.
Të dyshuarit janë dërguar në stacion policor ndërsa si provë janë sekuestruar para te gatshme, shkruan lajmi.net.
Rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
“Podujevë 21.05.2025, 23:49. Është raportuar se në lokalin e të dyshuarit mashkull kosovar dyshohet se zhvillohej veprimtari ilegale(bixhoz). Në koordinim me prokurorin është bërë kontrolli i lokalit ku janë hasur disa persona duke luajtur bixhoz. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa si provë materiale janë sekuestruar para të gatshme. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh. /Lajmi.net/