Në një objekt fetar në Rakinic të Podujevës dyshohet se disa klerikë kanë vendosur një dry në derën e hyrjes

Një rast i cilësuar nga Policia si “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” ka ndodhur në fshatin Rakinic të Podujevës. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, në një objekt fetar është vendosur një dry në derën e hyrjes. Sipas Policisë, ky veprimet dyshohet të jetë kryer nga disa klerikë që kanë vizituar…

Lajme

22/05/2025 10:17

Një rast i cilësuar nga Policia si “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” ka ndodhur në fshatin Rakinic të Podujevës.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, në një objekt fetar është vendosur një dry në derën e hyrjes.

Sipas Policisë, ky veprimet dyshohet të jetë kryer nga disa klerikë që kanë vizituar këtë objekt me datë 20 maj, shkruan lajmi.net.

Rasti po hetohet.

“Rakinic –Podujevë  / 09.04.2025-21.05.2025 – 12:00-09:30. Nga njësia policore është konstatuar se në objektin fetar është vendosur një dry në derën e hyrjes,  ky veprim dyshohet se është kryer nga disa klerikë të cilët e kanë vizituar ketë objekt me datën 20.05.2025. Me urdhër të prokurorit është  inicuar rasti për hetime”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/