Greva e punëtorëve të “Pastrimit”, përkeqësohet gjendja shëndetësore e njërit prej tyre

Numër i madh i punëtorëve të kompanisë “Pastrimi” kanë nisur protestën sot para objektit të Komunës së Prishtinës. Shumë prej tyre dolën edhe sot për të protestuar në lidhje me mos-përmbushjen e kërkesave që kanë në drejtim të Komunës së Prishtinës- e që janë kushte thelbësore të punës. Derisa sot ka nisur edhe një grevë…

Lajme

22/05/2025 09:59

Numër i madh i punëtorëve të kompanisë “Pastrimi” kanë nisur protestën sot para objektit të Komunës së Prishtinës.

Shumë prej tyre dolën edhe sot për të protestuar në lidhje me mos-përmbushjen e kërkesave që kanë në drejtim të Komunës së Prishtinës- e që janë kushte thelbësore të punës.

Derisa sot ka nisur edhe një grevë e paralajmëruar nga ana e tyre njërit prej punëtorëve të “Pastrimit” i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Nga Ekipi Mjekësor kanë reaguar tashmë dhe janë duke u marrë nga afër me gjendjen shëndetësore të këtij punëtori.

“Formati i tubimit: Pjesëmarrës: rreth 300 punëtorë dhe të punësuar të KRM “Pastrimi”; Vendndodhja: përreth objektit të Komunës së Prishtinës, me qëndrim të vazhdueshëm; Do të përdoren rreth 20 kamionë, të cilët do të parkohen në mënyrë të rregullt dhe pa bllokuar rrugët emergjente; Greva do të jetë paqësore, pa ndërhyrje në veprimtarinë e organeve publike, dhe në koordinim me autoritetet policore”, është thënë në njoftimin e kësaj sindikate”./Lajmi.net/