Osmani e Presidentja e Zvicrës ngrenë dolli për të ardhmen e partneritetit mes shteteve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në vizitën e parë shtetërore në Zvicër. Ajo mbrëmë ka realizuar një darkë të organizuar nga Presidentja e Zvicrës dhe Këshilli Federal zviceran, si dhe shumë pjesëtarë të mërgatës. “Mbrëmë, në Darkën Shtetërore të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter dhe Këshilli Federal zviceran, së bashku me…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në vizitën e parë shtetërore në Zvicër.
Ajo mbrëmë ka realizuar një darkë të organizuar nga Presidentja e Zvicrës dhe Këshilli Federal zviceran, si dhe shumë pjesëtarë të mërgatës.
“Mbrëmë, në Darkën Shtetërore të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter dhe Këshilli Federal zviceran, së bashku me shumë pjesëtarë të mërgatës sonë, ngremë dolli për miqësinë mes popujve tanë dhe për të ardhmen e partneritetit në mes shteteve tona”, ka shkruar Osmani në Facebook. /lajmi.net/
Postimi i plotë i saj në Facebook: