Prishtina-Llapi, sonte finalja e Kupës së Kosovës
Emocionet e futbollit kosovar kulmojnë sonte me finalen e shumëpritur të Kupës së Kosovës, ku FC Prishtina dhe KF Llapi do të përballen në stadiumin “Fadil Vokrri” për trofeun e dytë më të rëndësishëm të futbollit në vend. Të dyja skuadrat kanë kaluar një rrugëtim të vështirë për të arritur deri në këtë fazë, duke…

Sport
Emocionet e futbollit kosovar kulmojnë sonte me finalen e shumëpritur të Kupës së Kosovës, ku FC Prishtina dhe KF Llapi do të përballen në stadiumin “Fadil Vokrri” për trofeun e dytë më të rëndësishëm të futbollit në vend.
Të dyja skuadrat kanë kaluar një rrugëtim të vështirë për të arritur deri në këtë fazë, duke eliminuar kundërshtarë të fortë në çerekfinale dhe gjysmëfinale. FC Prishtina synon të shtojë një tjetër kupë në historikun e saj të pasur. Nga ana tjetër, KF Llapi kërkon ta rrëmbejë këtë trofe, derisa në anën tjetër ende nuk e ka siguruar qëndrimin në Superligën e Kosovës.
Pritet një ndeshje e luftuar në “Fadil Vokrri”, ku pritet të ketë edhe tifozë të shumtë nga të dy taboret në mbështetje të ekipeve të tyre.
Ndeshja nis nga ra 20:00.