Vriten dy punonjës të ambasadës izraelite në Uashington
Dy punonjës të Ambasadës izraelite janë qëlluar për vdekje jashtë një muzeu hebre në qendër të Uashington, thanë zyrtarët. Burri dhe gruaja ishin një çift dhe u vranë ndërsa po largoheshin nga një ngjarje e fokusuar në ndihmën e banorëve të Gazës në Muzeun Jewish Capital, shkruan BBC. I dyshuari është ndaluar dhe identifikuar nga…

Bota
Dy punonjës të Ambasadës izraelite janë qëlluar për vdekje jashtë një muzeu hebre në qendër të Uashington, thanë zyrtarët.
Burri dhe gruaja ishin një çift dhe u vranë ndërsa po largoheshin nga një ngjarje e fokusuar në ndihmën e banorëve të Gazës në Muzeun Jewish Capital, shkruan BBC.
I dyshuari është ndaluar dhe identifikuar nga policia si 30-vjeçari Elias Rodriguez.
Policia tha se ai bërtiti “Palestina e lirë” pasi u arrestua dhe oficerët “do të shqyrtojnë lidhjet me terrorizmin e mundshëm”.
Ambasada e Izraelit tha se dy anëtarët e stafit u qëlluan “nga një distancë e afërt” ndërsa ministri i Jashtëm Gideon Sa’ar tha se është një “sulm terrorist tronditës”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se sulmi është “aq i trishtuar” dhe “i bazuar qartë në antisemitizëm”.