“Janë publike bisedat me njerëz që kanë kryer krime”- Quni godet VV-në për lidhjet me Listën Serbe
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka deklaruar për refuzimin e ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për takime konsultative lidhur me formimin e qeverisë së re. Në “Info Nata” në Tëvë1, Quni ka theksuar se në takimin me presidenten PDK dhe AAK janë pajtuar me një Qeveri në tranzicion dhe…

Lajme
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka deklaruar për refuzimin e ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për takime konsultative lidhur me formimin e qeverisë së re.
Në “Info Nata” në Tëvë1, Quni ka theksuar se në takimin me presidenten PDK dhe AAK janë pajtuar me një Qeveri në tranzicion dhe vetëm VV-ja ka heshtur.
Tutje ai tregoj se pse nuk e mbështet procedurën me votë të fshehtë duke thënë se LDK ka dyshim për manipulim dhe transparence për çka që kanë bërë disa diskutime me Listën Serbe.
Quni ka ‘goditur’ VV-ja duke thënë se ata po pretendojnë të kenë një bashkëpunim më Listën Serbe me njerëz ta cilët i’u janë publikuar bisedime që kanë në krye krime.
“Po ju e keni parë që janë publikuar edhe bisedat me autoritet publike me njerëzit që janë të kërkuar që kanë kryer krime kanë udhëhequr aksione dhe kemi komunikime, janë zbuluar edhe poashtu edhe për media nga ballkoni i Parlamentit ku një deputet komunikon me autoritet e VV-së edhe për këtë ata një pjesë janë të gatshme me votu kryeparlametaren e zgjedhur prej VV-së”, është shprehur Quni.