Policia e Kosovës me aksion kundër terrorizmit- arrestohen disa persona e kontrollen tri vendbanime të ndryshme
Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e sotëm është realizuar një operacion i suksesshëm në kuadër të Drejtorisë Kundër Terrorizmit. Policia bëri të ditur se operacioni ka përfshirë dy raste të ndara , nga të cilat ka rezultuar me tri kontrolle të vendbanimeve në Fushë-Kosovë dhe Malishevë si dhe dy arrestime të personave të…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e sotëm është realizuar një operacion i suksesshëm në kuadër të Drejtorisë Kundër Terrorizmit.
Policia bëri të ditur se operacioni ka përfshirë dy raste të ndara , nga të cilat ka rezultuar me tri kontrolle të vendbanimeve në Fushë-Kosovë dhe Malishevë si dhe dy arrestime të personave të dyshuari mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në nxitja e përçarjes dhe mosdurimit.
Po ashtu të njëjtit dyshohen për shpërndarje të propagandës dhe ideologjisë për organizata terroriste, duke përdorur rrjetet sociale.
“Operacioni policor ka përfshirë dy (2) raste të ndara, që kanë rezultuar me tri (3) kontrolle të vendbanimeve në Fushë Kosovë dhe Malishëvë, si dhe dy (2) arrestime të personave të dyshuar, mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në ‘nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’ dhe shpërndarje e propagandës dhe ideologjisë për organizata terroriste, duke përdorur rrjetet sociale.Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e sotëm është realizuar një operacion i suksesshëm në kuadër të Drejtorisë Kundër Terrorizmit.”.
Po ashtu u tha se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë./Lajmi.net/