Kallas sot në Kosovë, takohet me përfaqësuesit e partive politike
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, sot e viziton Kosovën nesër, në kuadër të një turneu në Ballkanin Perëndimor. “Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe të organizatave të shoqërisë civile”, thuhet në një njoftim të BE-së. Ajo do të mbajë një konferencë për…

Lajme
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, sot e viziton Kosovën nesër, në kuadër të një turneu në Ballkanin Perëndimor.
“Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe të organizatave të shoqërisë civile”, thuhet në një njoftim të BE-së.
Ajo do të mbajë një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Evropës më 22 maj në ora 15:45, e transmetuar drejtpërdrejt në EBS.
Gjithashtu Kallas do të vizitojë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Ajo do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it Enriko Barduani.
“Përfaqësuesja e Lartë, Kallas do të vizitojë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Ajo do të takohet gjithashtu me Komandantin e KFOR-it Enrico Barduani”.
Ndërsa, pas Prishtinës ajo vazhdon vizitën në Shkup, ku do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Një konferencë e përbashkët për shtyp është planifikuar për 23 maj.
“Ajo do të hapë Dialogun e parë për Sigurinë dhe Mbrojtjen midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Timcho Mucunski dhe do të vizitojë Organizatën e Përhershme të Task Forcës Mjekësore Ballkanike (BMTF SO) në prani të Ministrit të Mbrojtjes Vlado Misajlovski. Ajo gjithashtu do të takohet me të rinj vendas, studentë dhe profesionistë të rinj”, thuhet më tej në njoftim.
Kjo është vizita e dytë e shefes së diplomacisë evropiane në në vendet e Ballkanit Perëndimor.