Kallas nga Beogradi flet për dialogun Kosovë – Serbi: Është një domosdoshmëri, tani është koha për t’u riangazhuar
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do ta vizitojë Kosovën më 22 maj, në kuadër të një turneu që ka nisë sonte në Beograd. Ajo thekson se është koha për riangazhim si dhe dialogu Kosovë-Serbi është domosdoshmëri për të ecur përpara. Pas vizitës në Serbi, ajo do…

Lajme
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do ta vizitojë Kosovën më 22 maj, në kuadër të një turneu që ka nisë sonte në Beograd.
Ajo thekson se është koha për riangazhim si dhe dialogu Kosovë-Serbi është domosdoshmëri për të ecur përpara.
Pas vizitës në Serbi, ajo do të vizitojë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Postimi i saj i plotë:
Përsëri në Ballkanin Perëndimor.
Do të vizitoj Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në dy ditët e ardhshme dhe do të angazhohem me qeveritë dhe shoqërinë civile në rrugën e tyre drejt BE-së.
Dialogu Beograd-Prishtinë është një domosdoshmëri për të ecur përpara. Tani është koha për t’u riangazhuar.