Rohde flet për dështimin e 19-të për konstituim të Kuvendit: Është rekord i keq botëror
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova foli për dështimin e 19-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ai u shpreh se kjo nuk është për vendin dhe tha se mendon që është një rekord i keq botëror. “Përzgjedhja e kryetarit të Kuvendit në një vend demokratik është…

Lajme
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova foli për dështimin e 19-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ai u shpreh se kjo nuk është për vendin dhe tha se mendon që është një rekord i keq botëror.
“Përzgjedhja e kryetarit të Kuvendit në një vend demokratik është një veprim shumë i rëndësishëm, ne donim të ishte ashtu. Fatkeqësisht, nuk funksionoi, tash është raundi i 19-të”.
“Kjo nuk është e mirë as për vendin e as për reputacionin e Kosovës jashtë vendit, sepse në duket mua që është rekord i keq botëror që për raund të 19-të mos zgjedhet kryetari”, u shpreh Rohde.