Trepça e kryen detyrën, shpallet kampione në “Minatori”
Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll pas triumfit në “Minatori” ndaj Bashkimit. “Minatorët” i mposhtën “Arpagjikët” në serinë e gjashtë të finales me rezultat 82:67, duke e çuar serinë në 4:2. Vendasit e nisën ndeshjen më mirë se mysafirët, ku çerekun e parë e fituan me pesë pikë më tepër, 27:22, ndërsa diferencën…

Sport
Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll pas triumfit në “Minatori” ndaj Bashkimit.
“Minatorët” i mposhtën “Arpagjikët” në serinë e gjashtë të finales me rezultat 82:67, duke e çuar serinë në 4:2.
Vendasit e nisën ndeshjen më mirë se mysafirët, ku çerekun e parë e fituan me pesë pikë më tepër, 27:22, ndërsa diferencën e krijuan në të dytin, të cilin e fituan me 10 pikë më tepër, 18:8.
Bashkimi arriti që ta fitonte çerekun e tretë, me dy pikë më tepër, 17:19, por që nuk ndikoi shumë në rrjedhën e lojës deri në fund.
Por, Trepça nuk lejoi që ndeshja të pësonte befasi, pasi triumfoi edhe në periodën e fundit me rezultat 20:18.