Bllokimi i Kuvendit, Deliu thotë se fajin e ka Kurti: Pas disa tentativave, Haxhiu duhet të shoh mundëisnë që të largohet nga kandidatura
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra është deklaruar për media para fillimit të seancës së 19-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ajo ka thënë se edhe në këtë seancë nuk e sheh që do të ketë ndryshim, pasi që nuk ka vullnet politik për ta ndryshuar kandidaten. Deputetja Deliu-Kodra ka thënë se përgjegjësia për bllokimin…

Lajme
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra është deklaruar për media para fillimit të seancës së 19-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Ajo ka thënë se edhe në këtë seancë nuk e sheh që do të ketë ndryshim, pasi që nuk ka vullnet politik për ta ndryshuar kandidaten.
Deputetja Deliu-Kodra ka thënë se përgjegjësia për bllokimin e Kuvendit i takon atyre që nuk tregojnë asnjë hap që të tejkalojnë situatën e krijuar, shkruan lajmi.net.
“PDK ka qenë e hapur që të jetë e hapur të diskutoj dhe të shoh mundësi se si mund të tejkalohet situata e krijuar, pa shkas se ne kemi një grup parlamentar i cili është i barikaduar me një kandidate të vetme, dhe natyrisht fati i Kosovës sot ka mbetur nën mëshirën e kandidates e cila nuk e di nëse do të jetë ende kandidate apo mbase pas disa tentativave Haxhiu vetë duhet të shoh mundësinë që të largohet nga kandidatura”, ka thënë Deliu-Kodra.
Ajo në lidhje me deklaratën e Kurtit dje në RTK se “mezi pas 20 vitesh e nxorëm në opozitë” derisa fliste për PDK-në dhe se sipas tij, PDK do të duhet të vazhdoj të jetë në opozitë, ka thënë se Kurti duhet të flas për gjëra tjera e jo për PDK-në.
“Është për keqardhje që kryeministri kaq kohë të gjatë pas përfundimit të zgjedhjeve zgjodhi t’i përgjigjet pyetjeve të qytetarëve, dhe në këtë rast në mediumin publik. Foli shumë edhe ndaj sulmit ndaj mediave dhe ishte etiket e njëjtë, qasja e njëjtë me të cilën Kurti flet para opinionit publik për një kohë të gjatë. Përgjegjësia për t’i hapur rrugë perspektivës dhe zhvillimit të Kosovës, varet nga koalicioni që ka fituar numrin më të madh të mandateve. Para se të flas për PDK-në, Kurti duhet të reflektoj e t’i hap rrugë bllokadës 3 mujore të cilën ka hyrë Kosova, krizën me çmimet e energjisë elektrike, me bizneset të cilat nga 1 qershori do të kenë tarifa tjera të energjisë elektrike. Në pamundësi të flas për këto tema që e preukepojnë qytetarët, Kurti merr hapësirën për të vënë etiketa mbi partitë tjera, ndërkohë që fajin e ka vetë ai dhe koalicioni që ka marr numrin më të madh të mandateve”, ka thënë Deliu-Kodra.