Rama për televizionin austriak: Tri planet e qeverisë së re – BE, BE dhe BE

“Anëtarësimi në BE një mundësi historike”, kështu deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë me Christian Wehrschutz, gazetari i njohur televizionit austriak, ORF. Ai tha se për të arritur deri te anëtarësimi, Shqipëria punoi shumë dhe përgatit mirë. “Dhe tani kemi në përdorim edhe inteligjencën artificiale, e cila përshpejton transferimin e ligjeve të…

Lajme

20/05/2025 23:10

“Anëtarësimi në BE një mundësi historike”, kështu deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë me Christian Wehrschutz, gazetari i njohur televizionit austriak, ORF.

Ai tha se për të arritur deri te anëtarësimi, Shqipëria punoi shumë dhe përgatit mirë.

“Dhe tani kemi në përdorim edhe inteligjencën artificiale, e cila përshpejton transferimin e ligjeve të BE-së dhe të të ashtuquajturës ‘acquis communautaire’ në sistemin tonë ligjor. Procesi i anëtarësimit është një mundësi historike, por nuk është një mundësi që do të zgjasë përgjithmonë nëse nuk jemi në gjendje të përmbushim kërkesat”, ka deklaruar Rama në këtë intervistë.

Ndër të tjera, ai tha se konteksti gjeopolitik në Evropë ka ndryshuar për fat të keq “me ndihmën e Putinit”.

“Diçka shumë e rëndësishme ka ndryshuar, konteksti gjeopolitik në Evropë. Dhe për fat të keq, ‘ndihma’ e Vladimir Putinit ishte e nevojshme për të rinisur shpejt proceset e integrimit që ishin lënë pas dore”, u shpreh ai.

Sipas Ramës, është e nevojshme që BE-ja të forcojë radhët e saj dhe të pranojë anëtarë të rinj në mënyrë që të jetë e plotë. Por kjo, siç shprehet ai, lidhet me aftësinë dhe gatishmërinë e vendeve kandidate për të qenë në nivelin e kërkuar.

“BE-ja mund të ushtrojë presion politik për të përshpejtuar procesin e afrimit, por nuk do të pranojë askënd që nuk i plotëson të gjitha kriteret”, tha kryeministri i Shqipërisë.

Për sa i përket situatës në Ballkanin Perëndimor, Rama është i mendimit se situata “nuk ka qenë kurrë më e mirë se sot”.

“Procesi i afrimit me BE-në po ndihmon shumë në zgjidhjen e problemeve të caktuara”, tha ai.

Në fund, kur u pyet se cilat janë tre planet e tij më të rëndësishme për katër vitet e ardhshme, Rama tha: “Bashkimi Evropian, Bashkimi Evropian, Bashkimi Evropian”.