AKK dënon gjuhën fyese të MAPL-së dhe paralajmëron humbjen e 15 milionë eurove nga BE: Shpifëse, denigruese dhe joetike
Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), duke e cilësuar atë si shpifëse, denigruese dhe joetike. Nga AAK kjo deklaratë është konsideruar si sulm institucional ndaj drejtorit ekzekutiv Sazan Ibrahimi dhe një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për fatin e…

Lajme
Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), duke e cilësuar atë si shpifëse, denigruese dhe joetike.
Nga AAK kjo deklaratë është konsideruar si sulm institucional ndaj drejtorit ekzekutiv Sazan Ibrahimi dhe një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për fatin e Grantit të Performancës Komunale.
Sipas AKK-së, mosqartësimi nga ana e MAPL-së për aplikimin në fondet IPA III 2025–2027 rrezikon deri në 15 milionë euro të mbështetjes nga Bashkimi Evropian për komunat. AKK kërkon tërheqjen e gjuhës fyese nga MAPL, kërkim falje publike dhe kthim në bashkëpunim institucional, ndërsa alarmon partnerët ndërkombëtarë për ndikimet e mundshme negative në transparencën dhe llogaridhënien komunale.
“Në vend të një përgjigjeje profesionale dhe substanciale ndaj kërkesës zyrtare të parashtruar nga Kryetari i AKK-së, z. Agim Aliu, më 5 maj 2025, ku kërkohet sqarim për aplikimin dhe fatin e fondeve nga thirrja e IPA III 2025–2027 “EU for Good Governance” – MAPL ka zgjedhur të sulmojë personalisht z. Ibrahimi, duke i atribuar qëndrimet e Bordit të AKK-së si “interesa personale” dhe duke aluduar në motive të ulta që bien ndesh me etikën e komunikimit institucional dhe me respektin ndaj përfaqësuesve të 38 komunave të vendit”,thuhet në reagim./Lajmi.net/