Prokuroria kërkon që të trajtohet në trajtohet në psikiatri personi që e grisi Kuranin në Prizren
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj Ismet Popaj për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, bazuar në nenin 141, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, aktakuza është dorëzuar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me propozimin që ndaj të pandehurit të…

Lajme
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj Ismet Popaj për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, bazuar në nenin 141, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, aktakuza është dorëzuar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me propozimin që ndaj të pandehurit të shqiptohet masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri.
Ngjarja ka ndodhur më 3 mars 2025, në afërsi të Teqes “Saraçhane” në Prizren. Hetimet kanë zbuluar se i pandehuri ka grisur dhe hedhur në tokë librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, duke nxitur kështu publikisht urrejtje dhe mosdurim mes grupeve fetare. Ky veprim ka shkaktuar reagime të ashpra dhe shqetësim të thellë në komunitetin islam, duke cenuar ndjeshëm bashkëjetesën ndërfetare.
Prokurori i rastit ka konstatuar se në momentin e kryerjes së veprës penale, I.P. kishte aftësi të zvogëluara në mënyrë esenciale për të gjykuar dhe kontrolluar veprimet e tij, prandaj ka propozuar që ai të shpallet fajtor dhe të dënohet me trajtim të detyrueshëm psikiatrik në liri.
Gjykata pritet të caktojë seancën e parë për shqyrtimin e kësaj çështjeje penale në ditët në vijim.