Deputeti Guri reagon për anëtarësimin e Halilajt në “Guxo”, e përmend rastin e dhunimit të së miturës në Drenas
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri ka reaguar në lidhje me anëtarësimin e avokatit Gazmend Halilaj në partinë Guxo. Guri ka përmendur rastin me të cilin ishte ngarkuar Halilaj- saktësisht dhunimi i vajzës së mitur nga Drenasi. “Besoj që të gjithëve ju kujtohet rasti monstruoz i dhunimit të vajzës së mitur nga Drenasi.…

Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri ka reaguar në lidhje me anëtarësimin e avokatit Gazmend Halilaj në partinë Guxo.
Guri ka përmendur rastin me të cilin ishte ngarkuar Halilaj- saktësisht dhunimi i vajzës së mitur nga Drenasi.
“Besoj që të gjithëve ju kujtohet rasti monstruoz i dhunimit të vajzës së mitur nga Drenasi. Fillimisht e dhunoi arsimtari; kur ajo e raportoi në polici, e dhunoi polici; e në fund, prokuroria ia zbuloi bisedat edhe avokatit të saj” – ka shkruar Guri.
Gjithashtu deputeti Guri tha se Faton Peci dhe Donika Gërvalla e pritën me nderime të larta në parti Halilajn.
“Dje, Faton Peci dhe Donika Gërvalla e pritën të njëjtin me nderime të larta në parti. Imagjinoni si ndihet sot viktima, kur sheh që dy ministra të Republikës së Kosovës e quajnë atë ‘guximtar’. Për çfarë guximi e keni fjalën?!”. /Lajmi.net/