Policia kërkon ndihmë për kapjen e një grua të dyshuar për vjedhje në një qendër tregtare

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen dhe identifikimin e një grua të dyshuar për vjedhja në një qendër tregtare. Policia tashmë ka publikuar edhe fotografinë e të dyshuarës, bazuar në ligjin për publikimin e fotografisë. Policia më poshtë ka treguar edhe mënyrën se si qytetarët mund ta njoftojnë Policinë. Postimi Policisë:…

Lajme

20/05/2025 10:59

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen dhe identifikimin e një grua të dyshuar për vjedhja në një qendër tregtare.

Policia tashmë ka publikuar edhe fotografinë e të dyshuarës, bazuar në ligjin për publikimin e fotografisë.

Policia më poshtë ka treguar edhe mënyrën se si qytetarët mund ta njoftojnë Policinë.

Postimi Policisë:

“Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, respektivisht Stacioni policor i Graçanicës mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarës të shpallur në kërkim, e dyshuar për implikim në veprën penale; Vjedhja, konform nenit 313, të KPRK-së.

Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Vjedhja ” të ndodhur më 05.01.2025, në një qendër tregtare, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarës sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së saj.

Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të saj.
Për informacione ju lutem na kontaktoni direkt në:
E-mail: [email protected]
Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/
App: Lajmero Policine
Tel: 192″.