Muharremi: Menaxhimi i krizës energjetike po menaxhohet mbrapsht
Njohësi i politikave publike, Shenoll Muharremi, ka kritikuar qeverinë për mënyrën si po trajton krizën energjetike, duke e quajtur ndihmën për bizneset “qesharake dhe të turpshme”. Përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, Muharremi ka thënë se rritja e faturave deri në 260% nuk kompensohet me masa si fasadat apo dritat efikase,…

Lajme
Njohësi i politikave publike, Shenoll Muharremi, ka kritikuar qeverinë për mënyrën si po trajton krizën energjetike, duke e quajtur ndihmën për bizneset “qesharake dhe të turpshme”.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, Muharremi ka thënë se rritja e faturave deri në 260% nuk kompensohet me masa si fasadat apo dritat efikase, teksa sipas tij mungesa e konkurrencës në treg po dëmton rëndë ekonominë.
”Krejt Mbrapsht me Energji. Tash po del qeveria dhe po thotë “ju ndihmojmë ne prodhuesve”. E çka ju ndihmoni? Me i qit fasadat e me i ba dritat efikase? Ok, kjo është ndihmë e mirë, por sa ka efekt?Sa është përqindja e kursimit të energjisë me këto masa? Të themi 25% apo sa? E sa po rriten faturat? Bizneset po thonë që deri në 260%. E 260% >>>>>> se 25%. Cila është ma e madhe, sa është dallimi mes 260% dhe 25%?. Ndihma nënkupton mos me i diskriminu bizneset vendore. Me pas konkurrencë në oferta, siç e kërkon ligji… e jo operatori i njëjtë që e blen rrymën nga KEK (me resurse publike të prodhuar) me nga 29.5 euro/MËh e shkon jau shet bizneseve tona disa herë më shumë”, ka shkruar Muharremi.
Teksa ka vazhduar duke thënë se kostoja direkte e rritjes së faturave të energjisë sipas rritjes së të hyrave maksimale shkon mbi 100 milionë në vit, ndërsa siç thotë ai kostoja indirekte inflacionare në ekonomi mundet të arrijë edhe në 1 miliardë euro për familjet dhe ekonominë për disa vite .
“E tash sa janë qato grante për biznese që po përmenden? Njërin e kam pa para disa ditësh 1 milion euro e tjetrin 4-5 milionë. Eh, kur e kupton që deficiti në mallra ka shku 500 milionë euro në muaj, aq para dalin, e kostoja e energjisë ka me e rritë importin edhe ma shumë… kjo ndihmë që u përmend dje nga qeveria është jo vetëm qesharake, por edhe një turp. Ka pas shumë mundësi dhe modalitete me parandalu rritjen e kostos së energjisë dhe një valë të re të inflacionit, por nuk është bë asgjë”, ka theksuar ai. /Lajmi.net/