Prishtinë: Konfiskohen para të cilat dyshohet se janë të falsifikuara
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person (zyrtar i një banke), ka raportuar se gjatë numërimit të monedhave të deponuara në bankomat ka hasur në një shumë të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Derisa sipas njoftimit të Policisë thuhet, se lidhur me këtë njësiti i forenzikës i ka konfiskuar parat e dyshuara. Ndërkaq…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person (zyrtar i një banke), ka raportuar se gjatë numërimit të monedhave të deponuara në bankomat ka hasur në një shumë të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Derisa sipas njoftimit të Policisë thuhet, se lidhur me këtë njësiti i forenzikës i ka konfiskuar parat e dyshuara.
Ndërkaq rasti po hetohet nga ekipet përkatëse.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë / 19.05.2025. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i një banke ka njoftuar policinë se gjatë numërimit të monedhave të deponuara në bankomat ka hasur në një shumë të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Njësiti i forenzikës ka konfiskuar parat e dyshuara. Rasti po hetohet nga ekipet përkatëse. /Lajmi.net/