Forcat Speciale Shqiptare të përgatitur mirë, fitojnë medaljen e bronztë në garën ndërkombëtare të snajperëve
Një arritje e rëndësishme për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë është shënuar në garën ndërkombëtare elitare “Best Sniper Team Competition”, ku efektivët e Batalionit të Forcave Speciale të Regjimentit të Operacioneve Speciale (ROS) u renditën në vendin e tretë, duke fituar medaljen e bronztë. Kjo garë prestigjioze u zhvillua në Isparta, Turqi, nga…

Lajme
Një arritje e rëndësishme për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë është shënuar në garën ndërkombëtare elitare “Best Sniper Team Competition”, ku efektivët e Batalionit të Forcave Speciale të Regjimentit të Operacioneve Speciale (ROS) u renditën në vendin e tretë, duke fituar medaljen e bronztë.
Kjo garë prestigjioze u zhvillua në Isparta, Turqi, nga data 5 deri më 15 maj 2025, dhe mblodhi 26 ekipe snajperiste nga 18 vende të ndryshme. Përfaqësuesit shqiptarë u dalluan për aftësitë e tyre të shkëlqyera në fushën e qitjes precize dhe veprimeve taktike të nivelit të lartë.
Sipas një postimi në rrjetin social të Ministrisë së Mbrojtjes, snajperistët shqiptarë përfaqësuan me dinjitet dhe profesionalizëm të lartë Forcat e Armatosura të Shqipërisë, duke dëshmuar përgatitje të shkëlqyer, precizion operacional dhe angazhim në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes.