Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se sulmoi seksualisht femrën që u raportua e zhdukur
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjilan, nën dyshimin për sulm seksual. Arrestimi i tij është bërë pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin. “Pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin, më 19.05.2025 njësitë e Hetuesisë kanë identifikuar personin e dyshuar mashkull kosovar i cili dyshohet se e ka sulmuar…

Lajme
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjilan, nën dyshimin për sulm seksual.
Arrestimi i tij është bërë pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin.
“Pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin, më 19.05.2025 njësitë e Hetuesisë kanë identifikuar personin e dyshuar mashkull kosovar i cili dyshohet se e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare e cila ishte e paraqitur si person i zhdukur”,thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/