Avokati i Popullit takohet me përfaqësues të KRM “Pastrimit”, Rama nuk merr pjesë: Përgjegjësia është e Komunës së Prishtinës
Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka takuar Kryeshefin ekzekutiv të KRM “Pastrimi” Petrit Reçicën, për të diskutuar në lidhje me krizën e shkaktuar me mbeturina në kryeqytet. Në këtë takim, Qelaj kishte ftuar edhe përfaqësues të Komunës së Prishtinës, por të cilët sipas njoftimit Avokatit të Popullit lajmëruan në minutat e fundit se nuk mund…

Lajme
Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka takuar Kryeshefin ekzekutiv të KRM “Pastrimi” Petrit Reçicën, për të diskutuar në lidhje me krizën e shkaktuar me mbeturina në kryeqytet.
Në këtë takim, Qelaj kishte ftuar edhe përfaqësues të Komunës së Prishtinës, por të cilët sipas njoftimit Avokatit të Popullit lajmëruan në minutat e fundit se nuk mund të marrin pjesë, shkruan lajmi.net.
Këtë, Qelaj e ka quajtur si “mosrespektim ndaj institucionit”.
Ai ka thënë se Reçica në këtë takim ka paraqitur argumentet dhe ka dorëzuar materiale dhe prova të mjaftueshme që tregojnë se ekziston një rregullore në fuqi, e aprovuar nga Kuvendi i Komunës se Prishtinës, të cilën komuna nuk po e zbaton dhe si rezultat i moszbatimit të kësaj rregulloreje, ka ardhur deri tek situata e krijuar kur kompania “Pastrimi” është në prag të falimentimit.
Avokati i Popullit ka thënë se pavarësisht problemeve të paraqitura, në këtë fazë nuk do të lëshohet por do të pres të takohet edhe me palën tjetër dhe të lëshohet me një qëndrim përfundimtar.
“E pashmangshme në këtë situatë është dëmi që po i shkaktohet të punësuarve dhe qytetarëve të komunës duke rrezikuar qytetin nga përhapja e ndonjë epidemie dhe rrezikimit të shëndetit publik.
Avokati i Popullit rikujton se është përgjegjësi në radhë të parë e Komunës së Prishtinës që të gjejë zgjidhje për të dal nga kjo situatë, dhe po ashtu ka obligim që t’u ofrojë qytetarëve shërbime cilësore dhe me kohë. Avokati i Popullit, në ditët në vijim do të bëjë përpjekje edhe njëherë të takojë kryetarin e Komunës me qëllim të sqarimit të krejt kësaj situate, duke tentuar që të ndërmerr edhe rolin e ndërmjetësuesit me qëllim të zgjidhjes së këtij problemi”, ka shkruar Institucioni i Avokatit të Popullit.
Njoftimi i plotë: