Joe Biden reagon pas diagnostikimit: Kanceri na prek të gjithëve -unë dhe Jill kemi mësuar të jemi të fortë

Ish-presidenti amerikan, Joe Biden ka reaguar pas konfirmimit të lajmit se është diagnostikuar me kancer të prostatës. Biden publikoi një fotografi me bashkëshorten e tij, Jill, ku tha se është i fortë. “Kanceri na prek të gjithëve. Ashtu si shumë prej jush, edhe unë dhe Jill kemi mësuar se jemi më të fortë në vendet…

Lajme

19/05/2025 13:57

Ish-presidenti amerikan, Joe Biden ka reaguar pas konfirmimit të lajmit se është diagnostikuar me kancer të prostatës.

Biden publikoi një fotografi me bashkëshorten e tij, Jill, ku tha se është i fortë.

“Kanceri na prek të gjithëve. Ashtu si shumë prej jush, edhe unë dhe Jill kemi mësuar se jemi më të fortë në vendet e thyera”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Me këtë rast, Joe Biden ka falënderuar edhe njerëzit të cilët treguan mbështetje për të.

“Faleminderit që na ngritët me dashuri dhe mbështetje”./Lajmi.net/