Apeli merr vendim, liron nga burgu ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, është liruar nga qelia pas një vendimi të fundit të marrë nga Apeli i juridiksionit të përgjithshëm. Sipas këtij vendimi, ai do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit me “qendrim në shtëpi” për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Vendimi u mor pas shqyrtimit të kërkesave të avokatëve të…

Lajme

19/05/2025 13:08

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, është liruar nga qelia pas një vendimi të fundit të marrë nga Apeli i juridiksionit të përgjithshëm.

Sipas këtij vendimi, ai do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit me “qendrim në shtëpi” për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Vendimi u mor pas shqyrtimit të kërkesave të avokatëve të Gjicit, të cilët paraqitën argumente për gjendjen e tij shëndetësore, e cila kërkon kujdes të veçantë.

Më herët, kërkesa për lirimin e tij ishte refuzuar nga Gjykata e Elbasanit, e cila vendosi që ai të mbetej në paraburgim.

Gjici ka qëndruar i izoluar deri tani në burgun e Lushnjes.