Albulena Haxhiu e Nait Hasani i PDK-së në diskutim “gjerë e gjatë” pas mbylljes së seancës

Në seancën e sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës sërish nuk është arritur që të zhbllokohet ngërçi i krijuar politik e institucional. Seanca e 18-të as sot nuk solli rezultat. Vetëvendosje vazhdoi seancën me propozimin që të votohet komisioni për votim të fshehtë, gjë e cila dështoi pasi partitë politike si PDK, LDK, AAK-Nisma refuzuan…

Lajme

19/05/2025 11:20

Në seancën e sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës sërish nuk është arritur që të zhbllokohet ngërçi i krijuar politik e institucional.

Seanca e 18-të as sot nuk solli rezultat.

Vetëvendosje vazhdoi seancën me propozimin që të votohet komisioni për votim të fshehtë, gjë e cila dështoi pasi partitë politike si PDK, LDK, AAK-Nisma refuzuan që sërish të propozojnë emra për këtë komision.

Të njëjtit refuzuan edhe tentimin e VV-së që të ndryshohet mënyra e mbajtjes së seancave.

E pas kësaj ku seanca përfundoi, jashtë oborrit të Kuvendit të Kosovës, kandidatja e VV-së për kryekuvendare Albulena Haxhiu është parë duke bashkëbiseduar me deputetin e PDK-së, Nait Hasani.

Dyshja kanë biseduar për disa minuta radhazi, derisa nuk dihet se për çka saktësisht.

Biseda e tyre është parë të ketë zgjatur, derisa Haxhiu sot nuk është deklaruar para mediave në lidhje me dështimin për disa herë radhazi që të votohet për Kryetare të Kuvendit.

Partitë politike kanë deklaruar se nuk do të votojnë Haxhiun për kryekuvendare, derisa ajo moti maksimumin e votave prej 57 për./Lajmi.net/