Krasniqi: S’duhet pritur as 24 orë, por Vetëvendosje nuk është e interesuar që të zgjidhet situata
Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi deklaroi se Vetëvendosje po e vazhdon agonin e themelimit të institucioneve duke filluar me kuvendin. “Edhe sot patën përpjekjen e njëjtë që të shtyhen këto seanca e të mbahen me rregulloren një herë në javë, pro vullneti ishte që kjo të mos ndodhë. Nuk dihet pritur as dy ditë sepse…

Lajme
Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi deklaroi se Vetëvendosje po e vazhdon agonin e themelimit të institucioneve duke filluar me kuvendin.
“Edhe sot patën përpjekjen e njëjtë që të shtyhen këto seanca e të mbahen me rregulloren një herë në javë, pro vullneti ishte që kjo të mos ndodhë. Nuk dihet pritur as dy ditë sepse rregullorja thotë brenda 48 orëve, e kjo mund të ndodhë edhe brenda 24 orëve dhe s’do të ishte fare e gabueshme nëse mblidhemi çdo ditë sepse kjo do të ishte para se gjithash një detyrim që e kemi para votuesve që na kanë zgjedhur dhe ndoshta një presion ndaj njëri-tjetrit që të dilet nga kjo situatë”, deklaroi Krasniqi, shkruan lajmi.net.
Ai tha se Vetëvendosje nuk është e interesuar që të zgjidhë situatën.
“Por s’pres që një gjë e tillë të ndodhë për shkak të faktit se Vetëvendosje nuk është e interesuar që të zgjidhë situatën. Shpreh keqardhje për këtë situatë që është bërë e tepërt.Të shkojmë drejt konstitumit të kuvendit por edhe ne afate kushtetuese për themelimin e qeverisë.Sepse kemi mbetur një shtet në gjendje emergjente, meqenëse s’kemi as qeveri legjitime e as kuvend funksional. Kushtetuta është e qartë, ligjet e rregullorja po ashtu. Propozimi i takon partisë së parë që ka dalë në zgjedhje. Por duhet ardhur një propozim që i merr votat e të tjerëve, e ju e dini se ka mjaft kandidat por s’më takon mua me i propozu por e kemi bërë të qartë se kush s’mundet me marrë vota nga PDK.Por kjo duket se pak i intereson Kurti që s’ka interes me e zgjedhë situatën”./Lajmi.net/