Nis seanca- Avni Dehari fton përfaqësuesit e partive politike për konsultim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot sërish për seancën e radhës në kuadër të përpjekjeve të konstituimit të kuvendit. Kjo është seanca e 18-të me radhë ku tentohet të arrihet konstituimi i kuvendit. Me të filluar seanca, kryesuesi Avni Dehari ka thirrur përfaqësuesit e partive politike për një konsultë. Ata tashmë janë duke…

Lajme

19/05/2025 10:59

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot sërish për seancën e radhës në kuadër të përpjekjeve të konstituimit të kuvendit.

Kjo është seanca e 18-të me radhë ku tentohet të arrihet konstituimi i kuvendit.

Me të filluar seanca, kryesuesi Avni Dehari ka thirrur përfaqësuesit e partive politike për një konsultë.

Ata tashmë janë duke diskutuar derisa nuk dihet se cila është arsyeja.

Për disa herë radhazi Vetëvendosje ka tentuar që të arrijë të zgjedhë Albulena Haxhiun për kryekuvendare, por kjo përpjekje dështoi./Lajmi.net/