Artan Behrami: e quan Kurtin frikacak: Nëse keni dyshu deri më sot, tashmë e keni të qartë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka qenë mjaftë kritik pak para nisjes së seancës së Kuvendit të Kosovës- ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Ai e quajti Kurtin edhe frikacak. ”Nëse ka pasë njerëz që kanë dyshu deri më sot, tashmë e kanë të qartë se ai i frikësohet…

Lajme
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka qenë mjaftë kritik pak para nisjes së seancës së Kuvendit të Kosovës- ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Ai e quajti Kurtin edhe frikacak.
”Nëse ka pasë njerëz që kanë dyshu deri më sot, tashmë e kanë të qartë se ai i frikësohet qeverisjes”, tha ai.
“I frikësohet sfidave të politikës së jashtme, i frikësohet presionit të bashkësisë ndërkombëtare. I gjithë fokusin e ka kryer tek bllokada. Dhe kjo është njëfar strategjie me sfidat e brendshme për rritjen e çmimeve, korrupsionin etj”, shtoi Behrami./Lajmi.net/